Hamas, dëshmitari: Këtu është masakër e vërtetë

“Këtu është një masakër e vërtetë, nevojitet ndalimi. Janë rreth 100 të vdekur”. Kështu është shprehur një dëshmitar okular, nga qyteti sirian i Hamasit, i cili prej mëngjesit të sotëm është nën sulmin e forcave qeverisës.
“Që në orët e para të mëngjesit të sotëm kam dëgjuar zhurmën e bombardimeve. Në këto momente, zhurma e bombave nuk dëgjohet më, por gjendja vijon të jetë e tensionuar në qytet”, ka deklaruar ndër të tjera dëshmitari.
Hamasi ndodhet në luftime prej të paktën një muaji, por që nga mëngjesi i sotëm forca të armatosura sigurie, kanë përkeqësuar gjendjen.
Sipas dëshmitarit, mes viktimave nga bombardimet e sotme ka gra dhe fëmijë.