Hamasi deklaron se po armatoset sërish
Bejrut-Hamasi ka deklaruar se do të armatoset sërish dhe do të zhvillojë kapacitetet e tij ushtarake dhe asnjë forcë nuk do ta pengojë të arrijë objektivat e tij, deklaroi sot përfaqësuesi i tij në Bejrut, Usama Hamdan, duke iu referuar përpjekjeve ndërkombëtare për të luftuar kundër kontrabandës. "As aeroplanmbajtëset as mbikëqyrja ajrore dhe detare nuk mund të na pengojnë të armatosemi ose të fusim armë në Rripin e Gazës dhe në Cisjordani", deklaroi Hamdan gjatë një manifestimi në Bejrut.
"Rezistenca kundër Izraelit duhet të vazhdojë dhe duhet të fitojë dhe për këtë ne duhet të armatosemi, është një e drejtë legjitime", theksoi ky zyrtar lokal i lëvizjes islamike palestineze. "Çfarëdo qofshin masat e marra, ne nuk do të kapitullojmë dhe do të vazhdojmë të blejmë armë për t'i shërbyer rezistencës", përsëriti ai.