E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protesta në Afganistan kundër SHBA-së

Kabul- Mijëra afganë kanë protestuar sot kundër presidentit Hamid Karzai dhe Shteteve të Bashkuara, pas raporteve më të reja për vrasje të civilëve të shkaktuara nga trupat amerikane, gjatë ndërhyrjes kundër militantëve talebanë. Presidenti Karzai tha se vrasjet e civilëve vetëm mund t'i forcojnë terroristët. Trupat e Shteteve të Bashkuara, të mbështetura nga ajri, vranë 15 militantë, por zyrtarë lokalë kanë thënë se së bashku me tre militantë të dyshuar, janë vrarë edhe së paku 10 civilë. Operacioni u zhvillua mbrëmë vonë në provincën lindore, Laghman. Një komision i përbashkët afgano-amerikan po kryen hetime për të zbardhur ngjarjen

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›