E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krimet e luftës në Gaza, Olmer mbron ushtarët

Tel Aviv-Kryeministri izraelit Ehud Olmert deklaroi sot se ushtarakët që morën pjesë në operacionin e fundit të ndërmarrë në Rripin e Gazës do të përfitonin një mbrojtje të plotë gjyqësore në Izrael dhe jashtë, në kuadrin e kërkesave për ndjekje penale. "Komandot dhe ushtarët e dërguar në Gaza duhet ta dinë se do të mbrohen plotësisht përballë çdo gjykate dhe se Izraeli do t'i ndihmojë"-theksoi Olmert, në fillim të mbledhjes së këshillit të ministrave.

Kryeministri konfirmoi gjithashtu se kishte vendosur të ngarkonte ministrin e Drejtësisë Daniel Friedman të kryesonte një komision ndërministror për të bashkërenduar përpjekjet e Izraelit për "t'u dhënë mbrojtje ligjore të gjithë atyre që kanë marrë pjesë në këtë operacion".

"Ministri i Drejtësisë do të formulojë pyetjet dhe përgjegjet lidhur me operacionet e ushtrisë për t'iu përgjigjur atyre që e kanë zakon të ankohen kundër oficerëve dhe ushtarëve"-shtoi kryeministri izraelit.

Ushtarët izraelit mund të akuzohen për krime lufte në Palestinë, pasi atje janë goditur edhe civilë, ku kanë humbur jetën më shumë se 300 fëmijë dhe shumë gra dhe pleq.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›