E Diel, 1 Nëntor 2026

Francë, 1.1 milionë banorë pa energji

Paris- Franca është përfshirë nga stuhi të fuqishme, kur për pasojë rreth 1,1 milionë familje janë ende pa energji elektrike. 1 000 policë u mobilizuan për të riparuar rrjetin e dëmtuar dje nga një stuhi e fortë dhe prisnin përforcime nga tre vende të Evropës, nga Anglia, Gjermania dhe Portugalia, njoftoi operatori ERDF.
Dymbëdhjetë helikopterë zhvillonin operacione në zonat e prekura, ku 50 000 banorë të Pirenejve po përballeshin me probleme të mungesës së ushqimeve dhe të ujit të pijshëm. Rrjetet që bëjnë të mundur furnizimin me energji në Spanjë dhe Francë ishin prekur mjaft nga stuhia e jashtëzakonshme që goditi jugperëndimin e Francës dhe veriun e Spanjës.

Shoqëritë që administrojnë rrjetet e të dy vendeve shtuan bashkëpunimin për të përballuar këtë situatë, bëri të ditur në një komunikatë rrjeti francez, RTE. Stuhia "e jashtëzakonshme" që goditi dje jugperëndimin e Francës shkaktoi katër të vdekur, bllokimin e trafikut ajror, rrugor dhe hekurudhor dhe la pa energji elektrike 1,7 milionë familje.

Sipas operatorit ERDF (Electricité Réseau Distribution France), njoftoi në një komunikatë se rrjeti është "dëmtuar mjaft" në zonën e prekur nga stuhia. Në disa vende, shtoi ai, intensiteti i saj ka qenë më i madh se stuhia e vitit 1999,që ka shkaktuar 92 të vdekur dhe dëme materiale të vlerësuara në shtatë miliardë euro.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›