E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meksikë, dorëhiqet shefi i policisë prej kërcënimeve

Shefi i policisë së qytetit më të dhunshëm të Meksikës, Kuidad Huarez, paraqiti dorëheqjen nga detyra nga frika e kërcënimeve. Roberto Orduna la detyrën vetëm pak orë pasi në qytet qenë vrarë një polic dhe një gardian burgu. Bandat e kriminelëve kishin kërcënuar se do vrisnin të paktën një polic çdo dy ditë deri në çastin kur shefi i policisë nuk do të dorëhiqej. Vrasjet e shkaktuara nga bandat e narkotrafikut janë fenomen më se i zakonshëm për këtë qytet shumë pranë kufirit amerikan.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›