E Diel, 1 Nëntor 2026

Hamasi kërcënon Izraelin me sulme të reja

Gaza -Lëvizja palestineze e Hamasit, që sulmoi sot me raketa jugun e Izraelit, të lëshuara nga veriu i Rripit të Gazës kërcënoi se do të rriste sulmet kundër Izraelit. ''Marrëzia e Izraelit do të na nxisë të rrisim operacionet tona dhe të vendosim në objektivin tonë mijëra izraelitë për të mbrojtur popullin palestinez'', konfirmoi Hamasi në një komunikatë. ''Qeveria izraelite duhet të dijë që të gjitha vendimet për të sulmuar Rripin e Gazës do të hasin në kundërpërgjigje të ashpër'', theksoi Hamasi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›