E Diel, 1 Nëntor 2026

Rusi-BE, akuza të ndërsjella për shkelje të të drejtave

Rusia dhe Bashkimi Evropian kanë shkëmbyer de
bate në lidhje me akuzat e ndërsjella për shkelje
të të drejtave të njeriut në takimin e tyre të parë të
nivelit të lartë në Moskë. Barrozo që ndodhet në
kryeqytetin rus, është takuar me Kryeministrin Putin
dhe ka shprehur shqetësimin për disa vrasje të fundit
në Rusi, si ajo e një avokati të të drejtave të njeriut
dhe një gazetareje. Nga ana e tij, Kryeministri Putin
akuzoi BE-në për abuzime me të drejtat e njeriut brenda
territorit të saj. Vrasja e juristit dhe gazetares ka
shkaktuar indinjatë të madhe dhe një reagim të ashpër
ndërkombëtar. Vizita e Barrozos është e para që
zhvillohet me Putinin, që pas krizës së gazit në fillim
të këtij viti, krizë që më në fund u zgjidh me konsensus
mes Ukrainës dhe Rusisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›