E Diel, 1 Nëntor 2026

Hamasi nuk do t'i pranoje kushtet e Izraelit per armepushim

Hamasi thote se nuk do t'i pranoje kushtet e Izraelit per armepushim ne Rripin e Gazes. Ne nje takim te posacem te Lidhjes Arabe dje ne Katar, udheheqesi i Hamasit ne mergim, Kaled Meshal u tha udheheqesve arabe se Izraeli e shkaktoi konfliktin. Ai e akuzoi shtetin hebraik se kishte hapur lufte kunder te gjithe palestinezeve, perfshire grate dhe femijet. Megjithese nuk eshte anetar i Lidhjes, Presidenti iranian Mahmud Ahmadinexhad mori pjese, duke shprehur solidaritetin me Hamasin. Ne nje deklarate perfundimtare te takimit, kerkohej terheqja e Izraelit nga Gaza dhe rihapja e kufijve per te lejuar futjen e ushqimeve, karburantit dhe ilaceve. Po ashtu behej thirrje per ndjekjen penale te atyre qe ishin cilesuar krime lufte ne Gaze. Takimi u zhvillua, pavaresisht nga kundershtimet e Autoritetit palestinez, Egjiptit dhe Arabise Saudite.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›