E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ne pranga i kerkuari per vjedhje me arme

Vlore - I kerkuar qe nga vitit 1999, policia e Vlores ka mundur te veje ne pranga Gogo Shenaj, 34 vjec. Ky person, sipas policise ka kryer "vjedhje ne bashkepunim me arme", fshatin Gernie te Vlores 10 vjet me pare. Policia e Vlores e kishte shpallur ne kerkim 34-vjecarin, ndersa arrestimi i tij eshte bere i mundur vetem dje, pasi ai jetonte jashte vendit, ne emigracion. Policia ka mundur ta arrestoje, fale informacioneve ne fshatin Vuno, te Himares. Gjykata e Vlores e ka denuar ate me 10 vjet burg ne vitin 2007. Gogo Shenaj ne bashkepunim edhe me persona te tjere ka vjedhur nje fugon pasagjeresh, i cili udhetonte ne rrugen e fshatit Gernie. Nen kercenimin e armes ka grabitur te gjithe pasagjeret qe udhetonin me fugon. Ngjarja ka ndodhur ne 19 janar te vit 1999 dhe arrestimi i tij u mundesua vetem 10 vjet me vone.

O. Hila


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›