Kartat e identitetit, zyrat per aplikime ende s'jane gati
Procedura per pajisjen e shtetasve me karta identiteti ka vene ne levizje drejtuesit lokale ne Qarkun e Beratit. Ndonese drejtuesve lokale u ishin lene prej muajsh detyra per marrjen e masave ne lidhje me gjetjen dhe pershtatjen e zyrave per nisjen e procedurave, jo te gjitha njesite vendore jane gati per nisjen e punes. Vetem ne qytetin e Beratit, bashkia ka percaktuar tre ambiente qe do te pershtaten per zyra, por ato ende nuk jane gati. Prefekti i Qarkut Thoma Rumnici, u shpreh ne lidhje me ecurine e punes per nisjen e procesit te pajisjes se shtetasve me karta identiteti se "aktualisht jemi ne hapat e pare te ketij procesi". Drejtuesit vendore kane marre udhezimet e para ne nje takim te bere dje ne kete prefekture, per ecurine e ketij procesi. Tashme, sipas Rumnicit, jane percaktuar zyrat ne te gjithe njesite vendore te kesaj prefekture. Jane 22 zyra te tilla ne te cilat do te nis puna per terheqjen e bazes materiale nga firma franceze "SAGEN" ku me pas do te nise dhe procesi. Por, ndonese drejtuesit vendore ishin njoftuar ne kohe per masat qe duhet te merrnin per gjetjen e ambienteve dhe pershtatjen e tyre ne zyra, jo te gjitha njesite kane bere punen e tyre. Keshtu, ne qytetin e Beratit nga tre zyra qe duhet te ishin tashme gati, vetem dy prej tyre kane perfunduar dhe presin bazen materiale. Keshtu, ne nje nga zyrat qe ndodhet ne lagjen "Clirim" ende po punohet ndonese afatet kane kaluar dhe pritet mberritja e bazes materiale. Probleme ka pasur dhe ne njesite vendore te fshatrave te kesaj prefekture, fshatrat te cilat ndodhen larg komunave. Por, ne lidhje me kete problem sipas kreut te prefektures Rumnici, eshte menduar qe fshatrat qe kane nje numer te vogel banoresh, te bashkohen ne njesi me disa fshatra.
Ne fillim te vitit shkollor, nxenesit vendosin per lendet e "luksit"
Shkollat 9-vjecare, lende baze dhe me zgjedhje
Krahas kurrikules baze nxenesit do te kene mundesi te vendosin vete per lendet me zgjedhje. Keshtu, ne thelb te programit mesimor do te jete nje pakete lendesh baze qe do te permbaje lende si: Matematika, Letersia, Biologjia, Kimia, etj, si dhe lende me zgjedhje, si per shembull vizatimi, muzika, etj. Megjtihate, sipas burimeve nga Ministria e Arsimit ende nuk eshte vendosur se cilat do te bejne pjese te paketa baze dhe cilat te lendet me zgjedhje, duke qene se ende nuk ka dale udhezimi. Sipas Ministrise se Arsimit, perpjekjet e ketij dikasteri per te sjelle ne shkollat tona modelet me te mira evropiane te te nxenit, prishin ca interesa korruptive qe lidhen me tekstet shkollore. Ne kete kuader, MASH ka sqaruar se jane miratuar te gjithe programet mesimore per rreth 54 mije nxenes qe kete vit do te perfundojne per here te pare klasen e 9-te dhe do te fillojne gjimnazin. Nderkaq, po dje jane shpallur afatet per propozimin e titujve te rinj per lexim jashte klase. Keshtu, BORELHIS (Bordi i rekomandimit te literatures se mendimit historik, filozofik, sociologjik dhe psikologjik), ka njoftuar se do te pranoje propozime per literaturen ne ndihme te procesit mesimor dhe veprimtarive ekstrakurrikulare, deri me 20 shkurt te ketij viti. Perzgjedhja perfundimtare e librave sipas titujve te listes se BORELHIS do te behet ne cdo shkolle nga komisioni lendor, ne perberje te te cilit jane te gjithe mesuesit e historise per shkollat 9-vjecare dhe mesuesit e historise, sociologjise, psikologjise dhe te filozofise per shkollat e mesme. BORELHIS kane per qellim te keshillojne nxenesit e mesuesit e arsimit parauniversitar cfare te lexojne ne oret e lira, por edhe si literature shtese ne ndihme te temave te programit zyrtar.