E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama drekon me te varfrit e Babrruse

Kryetari i Bashkise Edi Rama, ka vizituar dje familjen e Osman dhe Bahrije Dalipi, banues ne Babrru te Tiranes, Komuna e Paskuqanit. Familja Osmani ka ardhur ne vitin 1993 nga Klosi dhe e ka ndertuar jeten e saj modeste mes nje papunesie e veshtiresish te medha ekonomike qe ofron jeta e perditshme ne zonat informale te kryeqytetit. Kryebashkiaku Rama ka kaluar disa ore me pjesetaret e kesaj familjeve e cila eshte e perbere nga 7 anetare, nga te cilet i vetmi qe siguron te ardhurat per mbijetese eshte kryefamiljari, Osman Dalipi. Rama drekoi e njekohesisht u njoh nga afer me gjendjen dhe pamundesite ekonomike sociale, qe kjo familje e qindra te tjera te ardhura nga zona te ndryshme te Shqiperise perballen cdo dite te jetes se tyre te veshtire. Kryebashkiaku eshte ndalur ne problemin e integrimit te ketyre zonave informale, duke u njohur me veshtiresite dhe sakrificat e bashkejeteses ne keto lagje, problemin e papunesise, mungesen e arsimit, mungesen e dritave, ujit. "Problemi i shtepive ne keto zona informale eshte zgjidhur nga vete ju qe keni sakrifikuar ne menyre qe nganjehere eshte veshtire ta tregosh", tha kryebashkiaku. Sipas tij, problemi i madh eshte problemi i bashkejeteses ne keto lagje, ne keto zona ku mungojne rruget, kanalizimet, ujesjellesit, ku s'ka drita, ku s'ka cerdhe, kopshte, shkolla dhe te gjitha keto duhet te marrin zgjidhje per te bere integrimin e ketyre zonave me zonat ekzistuese te qyteteve. Edi Rama gjate bashkebisedimit me familjes Osmani ka vene theksin gjithashtu ne domosdoshmerine e shkollimit dhe edukimit te brezit te ri, si nje mundesi per te pasur neser nje jetese me te mire.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›