Bush i jep lamtumiren Amerikes
Presidenti ne ikje i Shteteve te Bashkuara te Amerikes, Xhorxh Bush, mbajti fjalimin e tij te lamtumires, 5 dite para se t'i lere vendin, presidentit te zgjedhur Barak Obama. Ne fjalimin qe mbajti ne Shtepine e Bardhe, Bush i cilesoi 8 vitet e para te shekullit te ri "nje periudhe me pasoja", por shtoi se largohet nga posti me ndjenjen e falenderimit. Presidenti i 42-te i Amerikes shfrytezoi fjalimin e tij si nje rast per te reflektuar per te shkuaren dhe per te pare drejt se ardhmes. Kjo ka qene nje jave me disa veprime te fundit per presidentin Xhorxh Bush, konferenca e fundit per shtyp, takimi i fundit i kabinetit dhe fjalimi i fundit drejtuar vendit. "Sonte, me nje ndjenje falenderimi, une kerkova qe per here te fundit, te ndaj me ju disa mendime per udhetimin tone te perbashket dhe te ardhmen e vendit tone", tha ne fjalen e tij pershendetese Bush. Ai kujtoi fjalimin e tij te pare nga Shtepia e Bardhe drejtuar vendit, ne ate kohe me tronditje te thelle, te mbushur me deshperim dhe zemerim pas sulmeve terroriste te 11 shtatorit te vitit 2001. "Me kalimin e viteve, shume amerikane arriten t'i kthehen jetes normale, asaj te para 11 shtatorit te 2001-it. Por une nuk arrita kurre ta beja kete", tha ai. Edhe nje here, ashtu sikurse ka bere shpesh gjate ketyre diteve te tij ne fundit ne post, Presidenti i mbrojti qendrimet e tij dhe fjalimi tij pershkohej nga ndjenja e nostalgjise. "Ka disa gjera, te cilat ndoshta do t'i kisha bere ndryshe po te me jepej rasti. Megjithate, une kurdohere kam vepruar, duke pasur ne mendje ate qe ishte ne interesin me te mire te vendit", sqaroi vendimet e tij Presidenti amerikan ne ikje. Kur na ndajne vetem 4 dite nga Dita e Inaugurimit, Bush foli per transferimin paqesor te pushtetit qe do te ndodhe kur Barak Obama te beje betimin, duke u bere Presidenti i pare afrikano-amerikan ne Shtetet e Bashkuara. "Ne shkallet e Kapitolit, do te qendroje nje burre, historia jetesore e te cilit pasqyron premtimin e kesaj toke. Ky eshte nje moment shprese dhe krenarie per vendin tone", tha ne fjalen e tij Presidenti. Ky fjalim eshte paraqitja e fundit ne publik e Presidentit deri te marten e ardhshme, kur ai ta mireprese Barak Obamen ne Shtepine e Bardhe dhe te dy udheheqesit te shkojne se bashku ne ndertesen e Kapitolit, per te marre pjese ne inaugurimin e Presidentit te 44-rt te Shteteve te Bashkuara
Kush eshte Presidenti ne ikje, Xhorxh Bush
Xhorxh Uoker Bush, lindi me 6 korrik te vitit 1946 ne Nju Haven, Connecticut. Ai eshte nje politikan republikan i ShBA-se dhe presidenti i 43-te i vendit. I ati i tij Uoker Bush ishte presidenti i 41-t i ShBA-se. Filloi pune si president ne 20 janar 2001. Eshte djali me i madhi i ish-presidentit amerikan Xhorxh H. Bush. Para se te zgjidhej si president ka qene guvernatori i 46-sht i Teksasit qe prej 1995. Bush u rizgjodh president ne 2004. Me 10 Qershor 2007, Xhorxh Bush beri nje vizite zyrtare ne Shqiperi ku shprehu qarte mbeshtetjen e ShBA per pavaresine e Kosoves.