E Shtunë, 31 Tetor 2026

Te lindurit ne fshat, shansi per te marre statusin e qytetarit

Luljeta Ndoka

Te gjithe banoret qe kane lindur ne fshat, e kane shansin qe kesaj here te perfaqesohen me rrethin e lindjes, dhe jo me vendlindjen qe mund ta kene pasur ne zona rurale. Keshtu, mesohet se ne karten e identitetit do te shenohet pikerisht rrethi i lindjes, ashtu sikurse eshte vepruar edhe me pasaportat. Pikerisht ky ka qene njeri nder handikapet, qe jane shfaqur ne procesin e aplikimit te banoreve te ndryshem. Disa prej tyre, qe kane paraqitur certifikatat si dokument identifikimi per te aplikuar, kane shenuar vendin e lindjes. Kjo, pasi ne certifikata shenohet specifikisht vendi i lindjes duke qene se merret ne Gjendjen Civile te lagjes. Ndersa ata qe kane paraqitur pasaportat si dokument identifikimi per te bere aplikimin per karte, kane shenuar rrethin e lindjes. Pra, nje banori qe ka lindur ne fshat, i shenohet ne karten e identitetit rrethi i lindjes dhe jo fshati, sic ndodh ne rastet e certifikatave. Ne kete menyre, mjaft banore te zonave rurale kane mundesine te perfaqesohen nje here e mire me qytetin ku perfshihet zonat e tyre.

Vendlindja

Nje nga problemet ne te cilat kane hasur punonjesit e Gjendjeve Civile keto dite, ka qene pikerisht nese ne karten e identitetit duhej shenuar vendi i lindjes ne menyre specifike, apo rrethi qe perfshin vendin e lindjes. Ne rastet kur banoret kane paraqitur certifikatat e tyre si dokument identifikimi, atehere punonjesit e Njesive Bashkiake kane shenuar si te dhene ne karte, vendin e lindjes qe mund te kete qene fshati. Ndersa ne rastet kur si dokument identifikimi eshte paraqitur pasaporta, atehere eshte shenuar rrethi i lindjes, per shkak se ne pasaporte regjistrohet pikerisht kjo e dhene dhe jo specifikisht fshati. Ne kete menyre, punonjesit e minibashkive kane rene ne hall, se cile duhet te shkruajne. Ne kete menyre, ata kerkojne nje standard nga Ministria e Brendshme, qe per te gjitha kartat te shkruhet ose vendi i lindjes, ose rrethi i lindjes. Megjithate duket se njerezit mund te paraqesin pasaportat, nese kane te tille, qe te shenojne rrethin e lindjes dhe te perfaqesohen me te.

Dublimet

Nje tjeter problem qe kane hasur punonjesit e minibashkive, ka qene fenomeni i dublimeve, sipas ketyre punonjesve ka mjaft raste kur qytetaret qe kane jetuar ne rrethe te ndryshme, por kane bere pasaportizimin ne Tirane, figurojne edhe ne Gjendjet Civile te rrethit ku kane banuar me pare, edhe ne Tirane. Kjo ka bere qe deri tani ata te kene votuar ne te dy vendet. Megjithate, per te shmangur nje gje te tille, punonjesit e Njesive Bashkiake kane kerkuar ndihme nga Ministria e Brendshme qe te gjejne nje mekanizem per ta zgjidhur kete problem. Nje zgjidhje e mundshme eshte sjellja e vertetimit nga Gjendja Civile e banorit ku ka banuar me pare, e cila konfirmon se ky persona eshte cregjistruar. Vetem ne kete menyre ai mund te mos figuroje me ne dy lista, por vetem ne Tirane, ku edhe do te marre karten e identitetit. Ne pritje per t'u pajisur me karte edhe dje ka pasur radhe mjaft te gjata ne njesite bashkiake. Qytetaret kane pritur madje me ore te tera, me shpresen se do t'u therritej emri. Sepse per t'i mbijetuar "me sukses" radheve te stergjata, vete banoret kane zgjedhur qe t'i shkruajne emrat ne disa lista, dhe me pas te prisnin derisa punonjesit qe kryenin shperndarjen e kuponeve, te therrisnin emrat e tyre nje e nga nje.

Pensionistet

Duket se eshte kategoria me e frikesuar nga penalitetet, qe merren ne rast se nuk aplikohet per karten e identitetit. Keshtu, ata kane zgjedhur qe me mire te qendrojne ne radhe per ore te tera, sesa te humbasin te drejten per te marre pension.

Kuponet

Dje kane mberritur prane autoritetit postar, dhjete mije kupone te rinj. Edhe pse nje dite me pare ka pasur nje fluks rekord shitjesh te mandat-pagesave per leternjoftimin elektronik, Posta Qendrore njofton se nuk perben me problem gjendja e kuponeve.

Rimbursimi

Kryeministri premtoi gjate mbledhjes se fundit te qeverise se, njerezit qe trajtohen me asistence dhe studentet, perfitojne uljen e tarifes per karten e identitetit, pasi qeveria do t'i kompensoje ata ne baze te perqindjes se miratuar ne mbledhjen e radhes.

24 Mije Kupone jane shperndare ne dy ditet e para te nisjes se procesit te aplikimit me kartat e identitetit. Pas disa oresh shperndarjeje, shumica jane terhequr qe ne oret e para te shperndarjes, duke bere qe te kryhej furnizim i vazhdueshem me kupone.

34 Mije Kupone jane hedhur ne qarkullim deri tani, qe nga momenti kur nisi aplikimi per karta identiteti. Edhe pse sasia e tyre nuk ka qene nje problem, serish prane sporteleve te zyrave postare ka pasur nje fluks te madh njerezish, ku edhe shitjet kane qene ne maksimumin e tyre.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›