Hamasi urdhëron ekzekutimin e një “spiuni”

Nga Express më 31 mars 2011 në ora 13:19
Një gjykatë ushtarake në Gaza ei ka dënuar me vdekje një person, ndërsa një tjetër me punë të detyruar, për shkak të bashkëpunimit me Izraelin.
Ministria e Brendshme e Hamasit tha se njëri do të varet "për tradhti dhe komplot për vrasje".
Ministria e identifikoi të dënuarin si banor të Rripit të Gazës.
Personi tjetër u dënua me 15 vjet punë të detyrueshme.