E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hamburg shkarkon trajnerin Oenning

Nga Express më 19 shtator 2011 në ora 18:16

Hamburg ka shkarkuar trajnerin Michael Oenning të hënën, pas startit më të dobët të sezonit në histori të klubit.

Nëpërmjet një komunikate në ueb faqen zyrtare të klubit është bërë e ditur se trajneri i ekipit U-21, Rodolfo Cardoso, do të merr drejtimin ekipit.

Hamburg është në pozitën e fundit në Bundesligë me vetëm një pikë nga gjashtë ndeshje dhe ka pranuar 17 gola.

Humbja e së shtunës ishte e katërta me radhë. Hamburg asnjëherë nuk ka rënë nga elita e futbollit gjerman.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›