E Diel, 1 Nëntor 2026

Montolivo te Juvja, Fiore ose Toni nose Iakuintan

Mes Milanit, Interit dhe Juventus, Fiorentina zgjedh "Zonjën e Vjetër". Sipas asaj që raporton e përditshmja torineze "Tuttosport", presidenti i violave Andrea Dela Vale, i ka dhënë rrugë të lirë nxjerrjes në merkaton e janarit për Rikardo Montolivon. Por mes tre pretendenteve, klubi nga Firence duket më i orientuar drejt klubit bardhezi. Marrëdhëniet me Moratin nuk ka qenë asnjëherë të mira ndërsa me Milanin janë përkeqësuar në merkaton e verës, kohë kur kuqezinjtë kërkonin ta merrnin mesfushorin me parametra zero. Në tratativa mund të futet një sulmues i bardhezinjve që me shumë mundësi do të jetë dikush mes Tonit dhe Iakuintas.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›