E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hamdi Salihi sa pak gola ne transferte

Rapidi i Vjenës

Hamdi Salihi ka bërë një paraqitje të kënaqshme në këtë gjysmë-sezoni të kampionatit austriak të futbollit. Një gjë e tillë është vlerësuar edhe në Austri, ku edhe është përzgjedhur në 11-shen e “Skuadrës së Ëndrrave” (“Dream Team”) të kësaj pjese të sezonit. Megjithatë edhe ai ka një të metë. Këtë e nxjerr në pah një analizë e thjeshtë e golave të shënuar prej tij. Sulmuesi kuqezi ka realizuar gjithsej 10 gola në këto 19 javë të para të kampionatit austriak, duke u pozicionuar i treti në listën e golashënuesve. Së bashku me Rene Gartler, me të cilin formon dyshen e sulmit të Rapidit, kanë shënuar gjithsesi 14 gola. Por nga këto vetëm një prej tyre është shënuar në transfertë, ndërsa 13 në shtëpi, në “Hanappi Stadion”. Goli i vetëm jashtë fushe i takon Salihit. Në pjesën tjetër të sezonit duhet të përmirësohet shënjestra në transfertë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›