Hidi akord ne parim me Olimpikaos Nikozia
Portieri i Dinamos, Isli Hidi, është në krye të listës së blerjeve të skuadrës qipriote, Olimpikaos Nikozia. Lajmi është bërë i njohur nga mediat e ishullit mesdhetar, sipas të cilave gardiani i kampionëve të Shqipërisë tashmë ka arritur një marrëveshje në parim me klubin qipriot dhe në ditët e ardhshme pritet edhe konkretizimi i saj. Nëse kjo marrëveshje do të realizohet, Hidi te Olimpiakos Nikozia do të duhet të zërë vendin e një tjetër portieri shqiptar, atij të Kombëtares, Arjan Beqajt. Ky i fundit është pranë prishjes së kontratës së tij aktuale me klubin në fjalë. Sipas medias, Beqaj nuk është në gjendje të ofrojë shërbimet e tij skuadrës së njohur të Qipros, për shkak të problemeve të shumta që ka pasur me dëmtimet. Por motivi i vonesës është se kosovari kërkon dëmshpërblim për prishjen e kësaj kontrate.