Hamilton, gati të largohej nga F1

Lewis Hamilton ka pranuar se ishte afër të largohet nga Formula 1 pas skandalit të McLarenit në garën për Shpërblimin e Madh të Australisë. Hamilton ende është i zemëruar pas incidentit në Melbourne, ku ishte bindur nga drejtori sportiv, Date Ryan të mashtrojë kujdestarët dhe kishte konsideruar të ardhmen e tij në sport. Ish-kampioni i botës, Hamilton insistoi se ai kurrë nuk deshi të largohej nga McLareni pas incidentit, por ai mendoi të përfundojë karrierën në sport.
Hamilton i mori të gjitha kritikat personalisht dhe ka thënë se nuk ishte i sigurt nëse do të vazhdonte të garonte në Formula 1 pas shpërthimit të skandalit.
“Ishte barrë shumë e madhe. Ndjeja sikur ndoshta nuk duhet të jem në sport. Por, kurrë nuk kam qenë i pakënaqur në ekip. Ky është ekipi i ëndrrave të mia dhe jam me fat që kam qenë këtu nga fillimi. Kurrë nuk kam pasur dëshirë të jem në ndonjë ekip tjetër. Andaj, nuk ishte dëshirë të largohem nga ekipi, por vetëm të ndalem së garuari”, tha Hamilton.
Ngasësit anglez iu nevojit kohë për të tejkaluar incidentin, por ai filloi ta gjejë veten në fund të sezonit të kaluar dhe ka theksuar se nuk ka humbur dashurinë për sportin. “E dua garimin. Por, nuk e di se si nganjëherë është vështirë të përballesh me disa gjëra. Është vështirë të përballesh me njerëz kur e dini se në momentin që ua ktheni shpinën, ata do të fillojnë të flasin për ju”, përfundoi ai.