E Shtunë, 31 Tetor 2026

Scholes 100

Paul Scholes ishte hero i së shtunës në Premierligë. Mesfushori anglez e ka shënuar golin e tij të 100-të personal, ndërsa ia ka dhuruar ekipit të tij Manchester United fitoren me rezultat minimal, 0:1 në shtëpi të Wolverhampton.

Ky trepikësh e ngrit Manchesterin në pozitën e parë në tabelë, përkohësisht. “Jam mjaft i nderuar me këtë arritje. Të shënosh gola është ajo që nevojitet ta bësh për të fituar ndeshjet”, tha për tabloidin britanik The Sun, 35 vjeçari, që e mposhti portierin Marcus Hahnemann në minutën e 73-të.

“Ishte një ndeshje e vështirë. Ishte një fushë e vështirë dhe një kundërshtar i fortë”, shtoi ai. Scholes ka luajtur rol të rëndësishëm për United në javët e fundit. Ai dëshiron të jetë pjesë e “Djajve të Kuq” edhe në ndeshjen e kthimit të së tetës së finales së Ligës së Kampionëve kundër Milanit, që zhvillohet të mërkurën mbrëma.

“Fitorja 1:0 ishte ekzaktësisht ajo që na nevojitej në këtë pjesë të sezonit, kështu që ne jemi të lumtur që e arritëm këtë. Mendoj se është një periudhë e mirë që kemi shkuar në krye të tabelës. Kjo na jep neve besim që të hyjmë me mendim pozitiv në ndeshjen e së mërkurës”, përfundoi veterani anglez.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›