Më i miri në Botë? FIFA zbulon kandidatët
Futbollisti më i mirë në botë nga viti i kaluar, Cristiano Ronaldo, është në garë për të mbrojtur titullin, pasi është emëruar nga FIFA në listën e 23 futbollistëve për çmimin e këtij sezoni, së bashku me favoritin, Lionel Messi.
Por, kampioni i Euro 2008, Spanja dominon me nominime. Ronaldo udhëheq listën e talenteve të njohur botëror, në pritje të votimeve para gala mbrëmjes, në Zurich më 21 dhjetor, ku përfshihet edhe ylli i Barcelonës, Messi si kandidat kryesor.
Messi inspiroi gjigantin katalan drejt suksesit të trefishtë, sezonin e kaluar, në Ligën e Kampionëve, La Liga dhe Copa del Rey. Spanja sjell gjashtë nominime: portierin Iker Casillas, mbrojtësi Carles Puyol, mesfushorët Andres Iniesta, Xavi dhe sulmuesit Fernando Torres e David Villa.
Anglia ka katër: Frank Lampard, Steven Gerrard, Ëayne Rooney dhe John Terry. Ndërsa Brazili (tre) dhe Franca (dy) janë shtetet e vetme të tjera me më tepër se një futbollist të dominuar.
Në konkurrencën e femrave, braziliania Marta, e cila ka fituar çmimin në tre vitet e kaluar, është përsëri e përfshirë në listën prej 10 emrave. Fituesi dhe fituesja përcaktohen në bazë të votave të kapitenëve dhe selektorëve të ekipeve kombëtare.
Lista e futbollistëve të nominuar:
Michael Ballack (Gjermani), Gianluigi Buffon (Itali), Iker Casillas (Spanjë), Cristiano Ronaldo (Portugali), Diego (Brazil), Didier Drogba (Bregu i Fildishtë), Michael Essien (Gana), Samuel Eto'o (Kamerun), Steven Gerrard (Angli), Thierry Henry (Francë), Zlatan Ibrahimoviç (Suedi), Andres Iniesta (Spanjë), Kaka (Brazil), Frank Lampard (Angli), Luis Fabiano (Brazil), Lionel Messi (Argjentina), Carles Puyol (Spanjë), Franck Ribery (Francë), Ëayne Rooney (Angli), John Terry (Angli), Fernando Torres (Spanjë), David Villa (Spanjë), Xavi (Spanjë).
Lista e futbollisteve femra të nominuara:
Nadine Angerer (Gjermani), Sonia Bompastor (Francë), Cristiane (Brazil), Inka Grings (Gjermani), Mana Iëabuchi (Japoni), Simone Laudehr (Gjermani), Marta (Brazil), Birgit Prinz (Gjermani), Kelly Smith (Angli), Abby Ëambach (SHBA).
(d.b/GazetaExpress/BalkanWeb)