E Diel, 1 Nëntor 2026

Bekam, me i miri ne gjuajtjet e lira

Nje nga gjestet teknike me spektakolare te futbollit, qe prej vitesh ndez zemrat e te apasionuareve, eshte goditja e lire. Jane te shumte interpretet dhe specialistet qe me parabolat e tyre perfekte dhurojne emocione dhe gezim tifozeve dhe qendrojne shpesh ne legjenda. Per te bere nje klasifikim te me te mireve eshte shume e veshtire. Per te bere nje liste mendon e perditshmja angleze “The Sun”. Per tablodin anglez, Devid Bekam eshte numri nje i goditjeve te denimit. “Spice Boy” fitoi vendin e pare per golin nga goditja e lire kunder Greqise, qe e coi Angline ne Boterorin e vitit 2002. Mesfushori i Los Anxheles Galaksi dhe i kombetares angleze ndiqet nga braziliani i Olimpikut te Lionit, Juninho Pernambucano, i konsideruar si me i miri i epokes moderne, i cili me gjuajtjet e lira te tij eshte shnderruar ne nje mbret te Liges se Kampioneve. Ne vend te trete eshte zevendestrajneri aktual i Interit, Sinisa Mihajlovic, vecanerisht per tripleten e tij kunder Sampdorias ne vitin 1998. Serbi konsiderohet si mbrojtesi me i madh ne goditjet e denimit. Diego Maradona eshte ne vendin e shtate, por nuk mungojne edhe emra te tille, si Mishel Platini, Xhanfranko Zola, Andra Pirlo e Roberto Karlos.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›