Hamiti Plasari e Mehmeti celen Panairin e Librit Tirana 2010
Per te 13-in vit u hap mbreme Panairi i Librit Tirana 2010. Pergjate 5 diteve rreth 80 shtepi botuese nga Shqiperia Kosova e Maqedonia prezantojne botimet e tyre me te fundit por edhe ato ne vite. Ceremonia e hapjes se ketij edicioni u zhvillua dje ne oren 18.00 ne Pallatin e Kongreseve prej 3 personaliteteve te kultures mbare shqiptare Kim Mehmeti Sabri Hamiti dhe Aurel Plasari te cilet e vleresuan kete aktivitet si nje ngjarje te madhe kulturore. Jo me kot ajo vjen kete vit me moton Te ndricojme mendjet e reja. Te gjithe qe jane sot ketu por edhe ne ditet ne vijim do te hyjne nje aventure te njohjes te shijes nepermjet librit. Do te jete nje shoqeri une do ta quaja e ushtrimeve te thella shpirterore nje shoqeri e aristokracise se dijes e cila sot kudo mbahet nepermjet librit. Kjo shoqeri bashkon ata qe shkruajne dhe ata qe lexojne tha studiuesi dhe akademiku Sabri Hamiti. Ndersa per drejtorin e Bibliotekes Kombetare Aurel Plasari eshte mirenjohje e madhe nga ana e shkrimtareve dhe qe u takon atyre te falenderojne qe kjo ushtri e madhe e kultures botuesit organizojne edhe ngjarje te rendesishme me librin si panairet. Per Kim Mehmetin ne shqiptaret gjithnje e me shume e kuptojme se jetojme ne shtepi te ndryshme por kopshtin kulturor e kemi te perbashket dhe se bashku duhet te kujdesemi per te. Me tej stendat e librave ishin te gjitha per vizitoret. Ne programin e ketij viti parashikohet prezantimi i nje sere titujsh te rinj te cilet duken me pak se vitet e tjera. Megjithate paralelisht me aktivitetet e njoftuara nga zyra e shtypit te panairit nje pjese e shtepive botuese ka parashikuar organizimin e promovimeve apo bisedave me shkrimtare prane stendave perkatese ku edhe do te firmosin veprat e tyre. Ashtu si cdo vit do te ndahen cmimet e panairit per librin me te mire perkthimin me te mire librin per femije e ate studimor me te mire si dhe cmimin special te panairit. Ndersa neser ne oren 11.00 eshte parashikuar zhvillimi i Forumit mbi Gjuhen dhe Perkthimin ku marrin pjese botues perkthyes shkrimtare etj.