Konference per marketingun kulturor
Promovimi i Shqiperise si nje destinacion potencial turistik ne bote ishte qellimi i konferences mbi marketingun kulturor i cili u zhvillua dje financuar nga Fondi Spanjoll per arritjen e Objektivave te Mijevjecarit Programi Trashegimia Kulturore per Zhvillim Social dhe Eko-nomik. I ftuar ishte kryeministri Sali Berisha ndersa merrnin pjese perfaqesues te Ministrise se Turizmit Kultures Rinise dhe Sporteve Kombet e Bashkuara si dhe partnere te tjere qe punojne ne fushen e kultures trashegimise dhe turizmit ne Shqiperi. Nje studim strategjik per Marketingun Kulturor te Shqiperise dhe nje Plan Veprimi u prezantuan gjate ketij aktiviteti. Rezultatet perfundimet kryesore si dhe rekomandimet per kete studim strategjik u nxoren ne pah nga kompania Tourism Development International. Ky studim strategjik i Marketingut Kulturor te Shqiperise ka per qellim te shfaqe Shqiperine neper bote si nje vend me pasuri te trashegimise kulturore te padiskutueshme dhe te terheqe vizitore drejt saj. Gjate konferences u paraqit koncepti Vizitoni Shqiperine - 2012. Sipas ministrit te TKRS-se Ferdinand Xhaferaj Programi Trashegimia Kulturore per Zhvillim Social dhe Ekonomik mbeshtet perpjekjet e Qeverise se Shqiperise per te shfrytezuar potencialin e trashegimise kulturore te saj per te fuqizuar identitetin kombetar te vendit krijimin e mundesive ekonomike rritjen e investimeve dhe permiresimin e imazhit te vendit ne Europe e me gjere.