Hamleti midis Frojdit dhe Këlmajerit
Përtej këndvështrimit të përgjithshëm të çështjes, tregimi që më ngacmoi më shumë ishte ai i Hamletit. Sigurisht, nuk mund të rri pa pohuar se, në fund të fundit, arsyeja pse “Hamleti” i Këlmajerit është interesant, vjen për shkak të faktit se “Hamle
Armand DEDEJ
Në revistën e përmuajshme me tregime antologjike, në atë të shtëpisë botuese “Gaid Margot”, sapo ka dalë një numër i këndshëm që titullohet “Tregimet e Shekspirit”, i pëkthyer po aq këndshëm nga (gjermanisti i ri) Ervin Lani. Aty gjenden katër tregime të autorit Këlmajer që, me një mjeshtëri të admirueshme, ka shndërruar në tregime dramat tashmë legjendare të Shekspirit. Kështu, në përmbledhje janë: “Hamleti”, “Makbethi”, “Mbreti Lir” dhe “Romeo e Xhuljeta”. Në ‘to kemi ritregimin (sigurisht në një trajtë më narrative) e dramave në fjalë, të gërshetuar lehtas e natyrshëm me analiza të shkurtra, të cilat jepen në formë opinionesh të thjeshta dhe jo pretencioze, pra nuk kanë të bëjnë aspak me teorizime të stërholluara e të mërzitshme. Autori tregon e njëkohësisht analizon duke treguar, duke bërë që narracioni dhe analiza të ndërthuren aq shumë me njëra-tjetrën, sa nuk dallohet më ku fillon njëra e ku mbaron tjetra. Dhe, e gjitha kjo, rrjedh natyrshëm e vetvetiu.
* * *
Mirëpo, përtej këndvështrimit të përgjithshëm të çështjes, tregimi që më ngacmoi më shumë ishte ai i Hamletit. Sigurisht, nuk mund të rri pa pohuar se, në fund të fundit, arsyeja pse “Hamleti” i Këlmajerit është interesant, vjen për shkak të faktit se “Hamleti” i “madhërisë së tij” Shekspirit është madhështor. Megjithatë, le ta marrim më shtruar.
Ajo që propozon si diçka të re Këlmajeri, dhe që në pamje të parë duket sikur është e vetmja gjë e re që propozon, është se Hamleti ngurron të marrë hakun e vrasjes së të atit, sepse vrasësi është babai i tij i vërtetë. Pra, Klaudi, vrasësi i mbretit dhe që me sa na tregohet në vepër është xhaxhai i Hamletit, në të vërtetë ka shumë mundësi të jetë pikërisht babai i vërtetë i Hamletit. Dhe Hamleti e di një gjë të tillë nga thashethemet, që qarkullonin prej kohësh në oborrin mbretëror rreth lidhjes së hershme, të fshehtë, të mamasë së tij me Klaudin. Kështu, ngurrimi i Hamletit dhe vonesa e tij për të marrë hak, vijnë si pasojë e faktit se Hamletit i duhet të vrasë babanë e vërtetë (Klaudin), për të çuar në vend nderin e babait të tij legal. Përveç të tjerash, e gjitha kjo duhet të bëhet në një mënyrë të tillë, që e vërteta të mos të dalë në shesh, dhe që vrasja e Klaudit fajtor të duket si një hakmarrje legjitime në sytë e opinionit publik.
Gjithë sa thamë mbi versionin e Këlmajerit, me gjasë, mund ta bëjë lexuesin të mendojë se Këlmajeri paskësh shkruar një telenovelë të tipit latino-amerikan mbi Hamletin e Shekspirit. Por propozimi i Këlmajerit nuk është aq i rëndomtë, sa ç’duket në pamje të parë. Dhe, gjithashtu, versioni i tij nuk kufizohet as në një aludim policesk të tipit F.B.I mbi “çështjen Hamlet”.
Siç e përmendëm, analizat e Këlmajerit janë aq të thjeshta dhe të shkurtra, sa ato do të ishte më mirë të quheshin opinione. Sidoqoftë, përveç asaj që thamë më lart për versionin e tij, dhe që gjendet e shprehur haptas nga autori, në tregimin në fjalë ka edhe diçka tjetër, që qëndron paksa e fshehur e që, për mendimin tim, është kontributi më i rëndësishëm i tregimit të Këlmajerit mbi Hamletin e Shekspirit.
“Hamleti” i Këlmajerit, në tërësi, të jep përshtypjen se ajo çfarë ka më shumë peshë në gjithë veprimtarinë e Hamletit (në mendimet dhe veprimet e këtij të fundit), është opinioni i shoqërisë mbi vetë Hamletin dhe mbi atë se çfarë ai duhet të bëjë, dhe duket sikur Hamleti çdo gjë e bën për të qenë në rregull me mendësinë e normave dhe vlerave të shoqërisë, pjesë e së cilës ai është. Pra, e thënë me terma frojdianë, Hamleti gjendet nën presionin e pandërprerë të mbiunit. Atëherë, le të provojmë ta shohim veprën nën optikën e kësaj paradigme që na frymëzon versioni i Këlmajerit. (Them “frymëzon”, sepse te tregimi i tij analiza rreth çështjes së mbiunit nuk është se gjendet konkretisht në vepër.)
* * *
Fantazmën e babait, që i tregon Hamletit të vërtetën e vrasjes, Hamleti nuk e sheh vetë i pari, por ia tregojnë miku i tij Horaci bashkë me dy roje. Pra, edhe fantazma me të vërtetat e saj, Hamletit i vjen prej të tjerëve dhe jo prej vetes, domethënë i vjen prej mbiunit.
Megjithëse Hamleti tashmë e di të vërtetën, sepse ia ka treguar fantazma, ai kërkon përsëri prova, duke vënë në skenë një teatër (në praninë e Klaudit), që paraqet historinë e vrasjes së mbretit. Këtë e bën me qëllim që të shoh reagimin e Klaudit. Mirëpo, në qogtë se ai e di që vrasësi është Klaudi, atëherë pse i duhet një provë kaq e hapur që, për më tepër, është një provë para publikut? Duket se këtë provë Hamleti nuk e kërkon për të bindur veten, por për të bindur të tjerët, çka do të thotë se të gjithë këtë e bën për të qenë në rregull me mbiunin.
Më tej, në një çast duke shëtitur nëpër kështjellë, Hamleti has Klaudin që është vetëm dhe duke u lutur, duke qëndruar me kurriz nga Hamleti (pra, Klaudi nuk e sheh atë). Ky është momenti më i mirë për Hamletin për të vrarë mbretin vëllavrasës, sepse askush nuk do ta merrte vesh, duke qenë se ishin vetëm për vetëm. Por Hamleti nuk e vret atë, duke dhënë një pretekst, që edhe Këlmajerit i duket i pamjaftueshëm. Mirëpo, duket se arsyeja pse Hamleti nuk reagon në rastin që i jepet, qëndron pikërisht në faktin se ata janë vetëm dhe se të tjerët nuk do ta marrin vesh se kush e vrau Klaudin. Hamletit i duhet publik për hakmarrjen e tij, në mënyrë që t’i ketë punët mirë me mbiunin.
Kështu, në fund, ai e vret mbretin në sy të të gjithëve, duke dalë i larë para opinionit publik, dhe vdes si një viktimë e këtij të fundit. Madje, meraku i Hamletit për të qenë në rregull me të tjerët shkon deri aty, sa edhe kur është duke dhënë shpirt, e porosit shokun e tij Horacin (kujtojmë se Horaci kishte qenë ai që e kishte lajmëruar për fantazmën e mbretit) që të mos vrasë veten, në mënyrë që t’i tregojë botës atë se çfarë ai (Hamleti) kishte bërë. Edhe pse tashmë çdo gjë ka marrë fund, Hamleti vazhdon të përpiqet të jetë në rregull me opinionin publik, pra me mbiunin.
Kjo është ajo që versioni i Këlmajerit më ka nxitur të mendoj rreth Hamletit. Dhe më ngjan se një gjë e tillë është shumë më e rëndësishme, sesa fakti se cili është babai i vërtetë i Hamletit, pasi cilido qoftë babai i tij, ka shumë mundësi që vetë Hamleti të jetë bir i mbiunit.
* * *
Tani na mbetet të sqarojmë se ç’lidhje ka e gjitha kjo me Frojdin.
Siç dihet, interpretimi i Frojdit mbi Hamletin bazohet në parimin e famshëm të kompleksit të Edipit (ky i fundit, më shumë sesa i Edipit, ka mundësi të jetë kompleks i vetë mendimit frojdjan). Versioni frojdian na sugjeron se i gjithë ngurrimi i Hamletit për të marrë hak, ndodh sepse vrasja e babait është përmbushja e një prirjeje të pavetëdijshme (kompleksi i Edipit), dhe se Hamleti përsëri nuk është i qetë, sepse personi që e ka çliruar nga babai, e ka zëvendësuar tashmë këtë të fundit, që do të thotë se figura e babait vazhdon të ekzistojë (pavarësisht se ajo është zhvendosur te një person tjetër), dhe kësaj gjendje duhet t’i mbivendosim edhe obligimin moral të hakmarrjes. Siç vihet re qartë, analiza e Frojdit na jep një Hamlet që ndodhet nën trysninë e Esit (të pavetëdijshmes) dhe ajo e injoron ndikimin e mundshëm të mbiunit mbi personin e tij.
Kështu, duke folur me terma frojdianë, në qoftë se do të vinim përballë njëri-tjetrit versionin e Frojdit me atë që mund të presupozohet si i Këlmajerit, do t’na rezultonte se: Frojdi e sheh unin hamletian si të robëruar nga Esi, ndërsa Këlmajeri si të dominuar nga mbiuni. Pra, na rezulton se bëhet fjalë për qëndrime diametralisht të kundërta.
Megjithatë, ndërmjet këtyre dy autorëve qëndron një e përbashkët: ata janë që të dy austriakë, mitteleuropianë.
* * *
Sidoqoftë, cilido Hamlet të na pëlqejë, qoftë ai i Frojdit a qoftë ai i Këlmajerit, një gjë është e sigurt: Hamleti është veçse i Shekspirit, i këtij ekzemplariteti të racës njerëzore.
9 Mars 2009