H&M kritikohet për reklamën nga ekspertët e kancerit
LONDER-Gjiganti H&M është kritikuar ashpër nga ekspertët e kancerit për fushatën reklamuese që u ka bërë rrobave të banjës. Firma prestigjoze ka përdorur një modele super të nxirë nga dielli për të ekspozuar rrobat e banjës.
Reklamat e prezantuara në Britani dhe Europë tregojnë një modele, Isabeli Fontana me rrobat e banjës pink te veshura mbi një lëkurë tepër të nxirë nga dielli që sipas kritikëve, ky është problemi.
Nuk dihet nëse modelja është nxirë vërtet nga dielli, solari apo ka veshur dicka në lëkurë për të arritur nxirjen që kërkonte reklamuesi.
Doktori Ralph Braun, ekspert në qendrën e kancerit të lëkurës në Zyrih thotë se “E shoh këtë reklamë si tepër alarmante dhe bëj thirrje të kufizohet. Shumë persona, sidomos të rinjtë do përpiqen të imitojnë modelen dhe do kërkojnë të bëhen aq të zinj sa disa lëkura as nuk e lejojnë këtë dhe dëmtohen”.
H&M është mbrojtur duke thënë se kanë zgjedhur modele me ngjyrë të errët dhe të nxirë nga dielli për të treguar ngjyrat e forta të rrobave të banjës me qëllim që të realizojë shitjet e duhura këtë sezon.
Sipas firmës suedeze, modelja ka ngjyrë natyrale të errët dhe nxirja vetëm sa ja ka theksuar.
Por në fakt modelja është fotografuar njëherë dhe gjatë një sfilate dhe nuk ka ngjyrën e errët që deklaron firma.
(d.bonollari/BalkanWeb)