E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hamshik pëlqehet nga Barcelona dhe Reali

SHKRUAN: Jeton Selimi 03-03-2011 11:31

Barcelona dhe Real Madrid janë shumë të interesuar për lojtarin e Napolit, Marek Hamshik. Klubet e famshme kanë dërguar në Itali “spiunët” e tyre, për të ndjekur më nga afër sllovakun. Hamshik është një nga mesfushorët totalë që ekzistojnë sot, duke marrë pjesë jo vetëm në fazën difensive, por edhe në fazën ofensive të lojës dhe këtë e tregojnë 8 golat dhe 4 pasimet për gol, që ka realizuar këtë sezon. Edhe vitin e kaluar, dy skuadrat spanjolle shfaqën interes për lojtarin e Serisë A, por nuk pati asgjë konkrete. Këtë vit duket se gjërat do të ndryshojnë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›