Raiola: Baloteli s’lëviz nga Siti këtë verë
SHKRUAN: Jeton Selimi 03-03-2011 11:31
Agjenti i Mario Balotelit, Mino Raiola, ka deklaruar se aktualisht nuk është në axhendë transferimi i sulmuesit te Mançester Sitit te Milani. Sulmuesi italian është në sezonin e tij të parë te klubi anglez, ndërsa ai vazhdimisht lidhet me një kalim te Milani. Mirëpo, agjenti i tij mohon se janë duke punuar për një transferim në ‘San Siro’. “Baloteli te Milani? Jo, kjo nuk do të ndodhë tani. Aktualisht nuk punojmë për transferimin e Mario Balotelit te Milani”, ka deklaruar Raiola, i cili ishte i pranishëm në tribunë, në ndeshjen ndërmjet Milanit dhe Napolit.