E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hamsik: Do ta vazhdoj kontratën me Napolin

Marek Hamsik u ka thënë skuadrave të interesuara për të, Interit dhe Chelseat, se do të nënshkruajë kontratë të re me Napolin.
Mesfushori sllovak nuk planifikon të pranojë ofertat e Jose Mourinjos apo Carlo Ancelottit, porse dëshiron të vazhdojë të luajë me skuadrën aktuale. "Interi dhe Chelsea po interesohen për mua? E pashë ndeshjen ndërmjet tyre dhe më pëlqeu, ndërsa sa i përket zërave të merkatos, janë të këndshëm". "Mirëpo unë jam i qetë, sepse do të takohem me drejtuesit e Napolit javën tjetër për rinovimin e kontratës, dhe mezi pres të nënshkruaj kontratën e re", u ka thënë Hamsik gazetarëve.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›