E Shtunë, 31 Tetor 2026

Libertadores, fitojnë Ardriano dhe Ronaldo

Kupa

Fitojnë Flamengo e Adrianos dhe Korinthiansi i Ronaldos në Kupën Libertadores, Champions League amerikanojugore. Perandori shënon në fitoren 2-0 me të cilën skuadra e tij iu imponua Universidad Catolica. Ndeshje me ritëm në “Marakana” për të zotët e shtëpisë, pas 3 minutash mbetën me 10 lojtarë pas kartonit të kuq për Uillians, por në të 11-n Moura gjen golin e avantazhit dhe në 42-ën edhe kilenët humbasin një lojtar pas kartonit të kuq për Miroseviç. Në pjesën e dytë, në minutën e 59’, goli i Adrianos mbyll ndeshjen. Fitore 2-1 e Korinthians edhe yllit brazilian, Ronaldon, ndaj Racing. Ai pranon se nuk është në formë, por mjafton dopjeta e Elias për të fituar ndeshjen ndaj uruguaianëve.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›