E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hamsik do të vazhdojë në Napoli

Marek Hamsik do të nënshkruajë kontratë të re me Napolin, ka bërë të ditur presidenti i klubit, Aurelio de Laurentiis.

Ylli sllovak ka qenë në qendër të spekulimeve gjatë verës pas interesimit të disa prej klubeve të mëdha evropiane, përfshirë Milanin dhe Manchester Cityn. Por, De Laurentiis ka njoftuar se Hamsik do të vazhdojë qëndrimin e tij në San Paolo.

“Të hënën kemi caktuar një takim për të biseduar rreth vazhdimit të kontratës së tij. Ai do të mbetet në Napoli”, tha De Laurentiis për Corriere dello Sport. Kontrata aktuale e Hamsikut me Napolin skadon më 2015.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›