E Diel, 1 Nëntor 2026

Milani tregon veten, fiton 4-0 ndaj Catanias

Milani ka regjistruar fitore prej 4-0 përballë Catanias në takimin e zhvilluar të dielën në San Siro.

Takimin e hapi Zlatan Ibrahimovic nga pika e bardhë (7’), ndërsa Robinho vendosi rezultatin e pjesës së parë (24’).

Autogoli i Francesco Lodit pas goditjes së Robinhos, e ngriti epërsinë e vendasve në 3-0 (69’), ndërsa Gianluca Zambrotta shfrytëzoi një top të kthyer për të shënuar golin e katërt (72’).

Pas kësaj fitoreje, Milani gjendet në vendin e tretë me një pikë më pak se Udinese dhe Lazio që kryesojnë kampionatin.

Ndërkohë që lideri i deritanishëm, Juventus, mbetet i katërti në tabelë me një ndeshje më pak të zhvilluar pas shtyrjes së takimit ndaj Napolit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›