Conte: Napoli favorit për Scudetto

Trajneri i Juventusit, Antonio Conte, e konsideron Napolin pretendent për titull në kampionatin italian, Serie A, para derbit që zhvillohet të dielën mbrëma.
“Unë e kam parë Napolin ndaj Bayernit të mërkurën dhe përveç startit, unë i kam parë shumë të fortë. Nuk është e lehtë të kthehesh nga rezultati 3-0”.
“Nuk është rastësi, që nga fillimi i sezonit unë kam thënë se Napoli është kandidat për titull. Unë po e shoh punën që është bërë atje, së pari nga Edy Reja e më pas nga Walter Mazzarri”, tha Conte.