Ibra përsëri sulmon Barcën

Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimoviç ka mbrojtur vendimin e tij për të zbuluar të vërtetën prapa sezonit të tij jo të mirë te Barcelona, duke thënë se nuk është gjithmonë mirë të realizohen ëndrrat.
Aftonbladet zbuloi disa inserte të librit autobiografik të Ibrës të titulluar “Unë Jam Zlatan Ibrahimovic”, e nga ku janë zbuluar shumë pohime kontraverse të lojtarit për qëndrimin e tij te Barcelona. Boshnjaku ka mbrojtur vendimin e tij për të publikuar këtë libër, duke u penduar për largimin e tij nga Interi. Libri si i plotë do të publikohet më 15 nëntor.
“Nëse dikush ka pasur diçka tjetër për të thënë që unë nuk e di, atëherë janë të mirë se ardhur për të folur, por unë ju kam thënë gjithçka që di”.
“Shpeshherë është mirë të jesh i kënaqur dhe të vazhdosh të ëndërrosh atë që ke dëshirë, pasi ka raste siç ndodhi edhe me mua kur e plotësova ëndrrën, vetëm sa e kupton se je mbytur”, ka thënë Ibra.