E Shtunë, 31 Tetor 2026

Super Real Madrid

Real Madridi ka "copëtuar" Osasunën me rezultat 7-1 në ndeshjen e zhvilluar sot në mesditë në Santiago Bernabeu, sfidë e vlefshme për kampionatin spanjoll La Liga.

Cristiano Ronaldo e hapi serinë e golave pas një asistimi nga Angel Di Maria (23’). Kur të gjithë menduan se do të jetë ecje e lirë nëpër natyrë për madrilenët, kështu nuk mendoi Balde që barazoi razultatin në 1-1 (31’).

Mirëpo Pepe pas këtij goli është nervozuar dhe ka shënuar për 2-1, para se edhe Higuain të realizojë për 3-1 që ishte dhe rezultati i pjesës së parë ku spikati Di Maria me tri asistime.

Në pjesën e dytë futet në lojë Karim Benzema që sigurisht se shkëlqeu. Fillimisht Ronaldo brenda katër minutave (54’ dhe 58’) kompletoi hettrikun, para se edhe Karim Benzema të shënojë dy herë (63’ dhe 81’) për 7-1 dhe rezultatin përfundimtar.

Kështu Reali ka ruajtur pozitën e parë në tabelë me 28 pikë, dhe është në pritje të rezultatit nga ndeshja Athletic Bilbao – Barcelona që zhvillohet sonte mbrëma në San Mames.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›