Hamsik nuk është në shitje

Nga Express më 06 maj 2011 në ora 16:06
Presidenti i Napolit Aurelio De Laurentiis ka insistuar se ylli Marek Hamsik nuk do të largohet nga klubi gjatë afatit kalimtar të verës. Mesfushori sllovak ka zgjuar interesim nga klube të mëdha evropiane pas paraqitjeve të mira në Serie A.
Së fundmi qarkulluan spekulime se ky mund të jetë sezoni i tij i fundit në Napoli mirëpo De Laurentiis ka theksuar se nuk planifikon ta shet Hamsikun tani e as në të ardhmen. “Kurrë nuk do ta shes Hamsikun. Ai do të mbetet këtu”, tha De Laurentiis për mediet italiane.