E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mustafa: Na poshtëruan!

Nga Express më 06 maj 2011 në ora 14:03

Kryetari i Prishtinës, Isa Mustafa, gjatë një vizite që i bërë kolektorit të dyshuar për keqpërdorime mbi lumin Prishtevka, ka shprehur mllefin me arrestimet e njerëzve të komunës së tij.

“Ishte poshtërim”, ka thënë i pari i kryeqytetit duke iu referuar pamjes së lidhjes me pranga, mes tjerash, të Ridvan Shahinit, drejtor i Infrastrukturës, një prej punëtorëve shumëvjeçar me dhe të vjetër të komunës.

Sikur transmeton Indekonline, Mustafa ka insistuar se aksioni i policisë dhe mbajtja e tyre në paraburgim është i karakterit politik, dhe se në këtë mënyrë po shantazhohet puna e Komunës së Prishtinës.

Ai nuk e ka përjashtuar mundësinë që deklarata e tij para një jave kundër policisë, të kenë politizuar rastin, por ka thënë se motivet mbesin ende politike.

Sikurse avokatët e komunarëve të arrestuar, edhe Mustafa ka kërkuar që rasti të gjykohet nga EULEX-i.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›