Reali nuk e blen Adebayorin

Nga Express më 06 maj 2011 në ora 16:07
Sulmuesi i Manchester Cityt, Emmanuel Adebayor do të detyrohet të kthehet në Eastlands gjatë verës pasi Real Madridi vendosi kundër shfrytëzimit të opsionit për blerjen e tij në fund të sezonit.
Ylli i Togos është i huazuar në Bernabeu nga janari dhe ka shënuar pesë gola për ekipin e Jose Mourinhos. Mirëpo, e përditshmja sportive spanjolle Marca ka njoftuar të premten se drejtuesit e Realit kanë zhvilluar një takim ku është vendosur kundër pagesës së 14 milionë funteve të kërkuara nga City për Adebayorin.