E Diel, 1 Nëntor 2026

Han: “Jemi në Maltë për të fituar”“Ne jemi këtu për të fituar dhe sulmuar. Skuadra dëshiron të luajë një futboll të mirë dhe ne dëshirojmë të bëjmë një lojë plotëisht ofensive”, - citohet trajneri i katërt i huaj rresht i Shqipërisë nga faqja z

Trajneri i Shqipërisë, Ari Han, u tregua shumë cinik me median malteze në konferencën e tij për shtyp në prag të takimit Maltë-Shqipëri, duke i “trembur” jo pak të pranishmit në sallë me “ftohtësinë” e deklaratave.

“Ne jemi këtu për të fituar dhe sulmuar. Skuadra dëshiron të luajë një futboll të mirë dhe ne dëshirojmë të bëjmë një lojë plotëisht ofensive”, - citohet trajneri i katërt i huaj rresht i Shqipërisë nga faqja zyrtare e Federatës Malteze të Futbollit.

I veshur me një bluzë të kuqe me stemen e Kombetares shqiptare (photo nga Joe Borg), ish-trajneri i Kinës e Kamerunit, komentoi edhe situatën rreth kampit maltez. “(Malta) Është e uritur për pikë dhe është e uritur për gola. Ne e dimë se lojtarët maltezë mund të jenë shumë më të rrezikshëm sesa i pamë ata në muajin shtator (të vitit të kaluar) në Tiranë (Shqipëria fitoi 3-0)”.

Ari Han, 2-herë nënkampion i botës me Holandën si lojtar, foli edhe për mungesat e dy lojtarëve titullarë të skuadrës shqiptare, kapitenit Altin Lala dhe zëvendëskapitenit Lorik Cana, të padisponueshëm për shkak të dëmtimeve.

“Unë besoj, - citohet pasuesi i Oto Bariçit, - se ata që do t’i zëvendësojnë këta lojtarë do të bëjnë të pamundurën për të dëshmuar se e meritojnë ftesën për të qenë pjesë e ekipit të tyre Kombëtar”.

Han, një lojtar universal, gjithmonë sipas faqes malteze, kujtoi edhe momentet e tij personale nga Malta, kur ai kishte shkuar atje për të luajtur si pjesë e skuadrës belge Standard Liezh në një ndeshje kundër maltezëve të Valetës.

E Marte, 10 Shkurt 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›