Bastet dhe FIFA pro ShqipërisëFitorja e përfaqësueses sonë është kuotuar me koeficientin 1.55, barazimi është kuotuar 3.10, ndërsa fitorja e Maltës vendëse është kuotuar 5.77.

Kompanitë e basteve si rrallëherë janë me Shqipërinë. Të gjitha parashikojnë fitoren e Shqipërisë, duke e konsideruar dukshëm atë favorite. Sipas kompanive të basteve, kuqezinjtë e Ari Hanit kanë më shumë shanse për të fituar, ndonëse luajnë në transfertë. Fitorja e përfaqësueses sonë është kuotuar me koeficientin 1.55, barazimi është kuotuar 3.10, ndërsa fitorja e Maltës vendëse është kuotuar 5.77.
Në ndihmë të kuqezinjve janë dhe renditjet e publikuara çdo muaj nga qeveria e futbollit botëror, FIFA. Renditja e re do të publikohet, ajo e muajit shkurt 2009, do të publikohet pikërisht ditën e ndeshjes Maltë-Shqipëri, më 11 shkurt, por duke iu referuar atyre të muajit janar, diferencat janë të dukshme midis dy vendeve.
Shqipëria është në Top-100 vendet më të mira, ose më saktë, e 79-a në renditjen e FIFA-s, ndëkohqë që Malta është e 148-a. Në Europë, Shqipëria është e 36-a, ndërkohë që Malta është e 49-a nga 53 vende që aderojnë në UEFA.
BALLË PËR BALLË
Renditjet në FIFA
Shqipëria e 78-a
Malta e 148-a
Vende: 205
Renditjet në UEFA
Shqipëria e 36-a
Malta e 49-a
Vende: 53
E Marte, 10 Shkurt 2009