E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ari Han : “Ismaili, një sulmues i mirëfilltë”

"Shaban Ismailin e kam njohur krejt rastësisht. Tri javë para se të nënshkruaja me FSHF-në, isha duke parë një ndeshje të të rinjve të Shtutgartit me disa miqtë e mi. Kam shumë miq atje, sepse kam punuar për një kohë të gjatë. Gjatë ndeshjes me tërhoqi vëmendjen Ismaili. Pyeta për këtë djalë dhe më thanë se është shqiptar dhe është shumë i talentuar. Gjithcka përfundoi aty dhe nuk i kushtova shumë rëndësi, por pasi nënshkrova me FSHF-në m'u kujtua ky djalosh dhe shkova ta takoj. Ai është sulmues i mirëfilltë, por mund të luajë edhe si sulmues i tërhequr, madje në të dy krahët. Është i shpejtë dhe ka teknikë. Tani do ta shoh në stërvitje dhe bashkë me stafin do të vendosim nëse e meriton Kombëtaren apo jo".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›