E Shtunë, 31 Tetor 2026

Han: Nëse duan kombëtaren të japin më shumë

Përveç Presidentit Bamir Topi, një tjetër tifoz VIP në tribunën e “Qemal Stafës” për ndeshjen Tirana-Besa ka qenë edhe trajneri i kombëtares, Ari Han, i cili ishte në ndjekje të kandidatëve për një bluzë të përfaqësueses.

“Ishte një ndeshje më e mirë se Partizani-Shkumbini”, tha Han në fund të ndeshjes. “Dy lojtarët që luajnë në kombëtare i njoh mirë dhe nuk kam ç’të them më tepër, ndërsa për sa u përket atyre që aspirojnë të fitojnë një bluzë në përfaqësuese (Muzaka, Memelli, Osmani etj.), më duhet t’ju them se nuk pashë ndonjë gjë të veçantë. Ata duhet të japin më shumë, nëse duan që të bëhen pjesë e kombëtares”.

Po ashtu, trajneri foli edhe në lidhje me Bakajn e Partizanit: “Ia di vlerat futbollistike, por ai luan me një ekip të dobët, ku nuk arrin të shfaqë gjërat e mira. Mendoj se atij i duhet të luajë në një ekip më të fortë, për të demonstruar cilësitë që ka”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›