E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lala: U mbrojtëm si Italia e Lipit

Hanoveri ka fituar me rezultatin e thellë 3-0 në ndeshjen e të shtunës së fundit kundër Hamburgut, takim i vlefshëm për Bundesligën.

Por një gjë e tillë e ka lënë shumë të kënaqur mesfushorin shqiptar të kësaj skuadre, Altin Lala, i cili e ka parë si sukses paraqitjen e mbrojtjes së Hanoverit.

“Ndoshta mbrojtja jonë ka parë në video kombëtaren e Italisë. Ishim nën presion, por ne jemi të pjekur dhe e dinim se nuk do të ishte e lehtë”, tha Lala.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›