Lipi: Trapatoni, shembull i mire
Italia dhe Irlanda jane ne te njejtin grup dhe drejtohen nga dy trajnere te medhenj te Italise. Lipi eshte kunder Trapatonit, trajnerit aktual te Irlandes, e cila ndjek Italine ne grupin eliminator te boterorit. Cfare mendon Lipi per Trapatonin? "Ishte nje pike referimi per brezin tone", - shprehet trajneri i kombetares se Italise, Marcelo Lipi. "Trapatoni eshte 70 vjec dhe akoma ka entuziazmin e nje femije, i bie perqark botes per profesionin e tij, si trajner. Per kete arsye mendoj se eshte ende nje shembull i mire", - thekson Lipi, qe pas golit te Pacinit, hodhi poshte te gjitha kritikat e mos thirrjes se Kasanos.