E Diel, 1 Nëntor 2026

Han në 360°: Hungaria? S‘ka dhurata, ta rrëmbejmë fi toren

Kur duhen edhe 42 orë nga
ndeshja vendimtare e së
shtunës, Shqipëri-Hungari,
ku Shqipëria do të kërkojë me
çdo kusht 3 pikët, trajneri Ari
Han ka dalë para gazetarëve,
duke dhënë shpjegime në 360
gradë rreth kombëtares. Por, më e
rëndësishmja ka të bëjë me faktin
se, edhe vetë trajneri është i bindur
se, nesër çdo rezultat veç fi tores,
mund të konsiderohet një dështim
i këtyre eliminatoreve. Edhe pse
teknikun e kundërshtarëve e ka
bashkëkombës dhe mik, nuk pret
dhurata prej tij, por u kërkon të tijve
ta rrëmbejnë me të gjitha mënyrat
këtë 3 pikësh. Malta e La Valetës
është pika më e dobët e një fi llimi jo
të keq të eliminatoreve kuqezi. Një
dështim. Ashtu e konsideron edhe
trajneri: "Nuk e kisha menduar
kurrë ashtu, pjesa e dytë ishte e
tmerrshme. Gabuam që në fi llim,
madje gabim ishte përzgjedhja
e muajit shkurt për këtë takim,
pasi lojtarët tanë në Ukrainë e
Gjermani nuk ishin në formë". Por,
në këtë, me diplomaci ai zgjedh
të dredhojë nga përgjegjësitë për
zgjedhje taktike të gabuar, pasi e
konsideron "çështje filozofie të
lojës". I mërzitur që të tijtë humbën
raste të mira në pjesën e parë, nuk
e fsheh gëzimin për pikën e marrë
në fund të 90 minutave. Sipas
tij, ai që ka zhgënjyer më shumë
në këtë takim "ishte Bogdani,
të cilit i kushtoi edhe humbjen
e vendit në kombëtare. Me atë
formë ju garantoj se nuk mund
ta ndihmonte skuadrën". Për
Kapllanin e Hykën nuk ndihet i
detyruar të japë shpjegime. Ndërsa
thekson se ka bërë zgjedhjet e
duhura, pasi Salihin e ka parë vetë:
"Po luan shumë mirë, po shënon
gola, mendoj se ia vlen ta kesh
këtu. Po kështu edhe Berisha".
Por nuk preferon ta zbulojë se
kush prej tyre do të jetë sulmuesi
i vetëm. Për holandezin termi
"krizë goli" vlen për skuadrat që
ka shënuar gjithmonë dhe tani
vuajnë, por jo për Shqipërinë, që
zakonisht fut shumë pak topa
në rrjetat kundërshtare. Duket
më shumë si italian që adhuron
"katenaçon", sesa holandez i kohës
së futbollit total, kur jep zgjidhjen e
kësaj tradite të vështirë shqiptare:
"Nëse kemi një mbrojtje të fortë,
atëherë dhe golat do të vijnë".
Nga formacioni i mundshëm
zbulon aktivizimin e Canës në
mbrojtje. "Ai dhe Lala mbulojnë të
njëjtin rol, nuk luajnë dot bashkë.
Prandaj Cana do të aktivizohet
në mbrojtje". Për këtë ka gjetur
mirëkuptimin e të dy lojtarëve.
Për teknikun, "Lika është një
lojtar deçiziv, luan mirë deri në
fundore"". Edhe pse nuk i beson
dot më eksperiencës së Beqajt
të dëmtuar në portë, ka garanci
te Hidi, ndaj nuk shqetësohet.
Megjithatë konstaton një "Shqipëri
me probleme, kur i duhet patjetër
të fi tojë, edhe pse ndaj Suedisë e
Portugalisë (ku barazimi mund të
kënaqte) luajtëm mirë". E vlerëson
bashkëkombësin dhe mikun e
tij Ervin Kuman, rreshtuar në
radhët kundërshtare si strategu
"armik", prej të cilit nuk pret ndonjë
tolerim. Këtë dëshiron t‘ua bëjë të
qartë të gjithëve, nga futbollistët
e tij, te gazetarët e tifozët: "Mos
prisni dhurata. Objektivin duhet
ta realizojmë vetë". Një rezultat
negativ, i cili mund të lëkundë
të ardhmen e tij trajneri as nuk
e merr parasysh, pasi mendon
"vetëm fi toren". Pas falënderimit
të tifozerisë, të cilën e konsideron
lojtarin e 12-të, të vetmin dhe më
konstantin në lartësinë e duhur në
këtë edicion, ruan një batutë për
polemikën FSHF-stadium: "Kjo gjë
nuk më ka rastisur ndonjëherë në
Holandë. Më vjen turp ta them, po
që të ketë shqiptarë që nuk e duan
përfaqësuesen e tyre, kjo është e
habitshme", përfundon ai.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›