Kuman: Nuk mund t‘ia lejojmë vetes humbjen
Hungaria, kundërshtari i Shqipërisë në
"Qemal Stafa" ka përcaktuar objektivin
për dy takimet e radhës. Pas ndeshjes me
Shqipërinë, të besuarit e Ervin Kuman do të
presin në fushën e tyre Maltën. "Objektivi
ynë është që të marrim gjashtë pikë nga
këto dy takime", deklaroi drejtuesi i stolit
hungarez. "Maksimumi i pikëve do të ishte
i jashtëzakonshëm, por nuk përjashtohet
që në fund të arrijmë vetëm 4 pikë. Kryesor
është fakti që jemi ende mes dy ekipeve të
para të grupit dhe mund të shpresojmë
për kualifi kimin në Botërorin 2010. Nuk
mund t‘ia lejojmë vetes që të humbasim
në Shqipëri, pasi tri pikë do t‘i rikthenin
edhe ata në garë". Më tej, tekniku holandez
dha një vlerësim për Grupin 1, ku skuadrat
më të kuotuara janë padyshim Portugalia,
Suedia dhe Danimarka. Gjithsesi, askush
nuk i nënvlerëson kuqezinjtë, pas dy
barazimeve me suedezët në Tiranë dhe
Portugalinë në Braga. "Jemi në grupin më
të vështirë të këtyre eliminatoreve, ku secila
skuadër është në gjendje të rrëmbejë pikë",
shpjegoi Kuman. "Nuk ka më skuadra të
mëdha, apo të vogla. Diferencat në fushën
e lojës pothuajse janë zhdukur. Përveç
Danimarkës, Portugalisë dhe Suedisë
shoh si një kundërshtar shumë të vështirë
edhe Shqipërinë. Gjithsesi, ne duhet të
vazhdojmë në këtë rrugë, duke synuar
vendin e parë, ose të dytë".
e.