E Diel, 1 Nëntor 2026

Kunatat zhdepin ne dru nusen e re, nuk respektonte vjehrrin dhe vjehrren

BERAT- Kunatat zhdepin ne dru nusen e re, te cilen e akuzonin se nuk trajtonte mire vjehrrin dhe vjehrren pas emigrimit te bashkeshortit ne Greqi. Ngjarja ka ndodhur dy dite me pare, ne fshatin e larget te Terpanit ne Berat, kurse mjeket njoftuan policine per te nisur hetimet pasi Alketa Salla, 24-vjece, kishte marre fraktura te shumta ne fytyre dhe trup. Sulmi eshte bere me sende te forta. Policia shoqeroi dy kunatat e dyshuara, Sanije dhe Luftije Salla dhe pas disa oresh, i la per hetim ne gjendje te lire per "plagosje te lehte". Burime zyrtare thane se mbremjen e se henes kishte mberritur ne urgjence, e pergjakur 24-vjecarja Salla. Mjeket deklaruan se nusja e re ishte dhunuar me mjete te forta ne trup dhe ne koke dhe vetem diten e djeshme ka lene spitalin, per t'u kthyer ne banese. Nga marrja ne pyetje e familjareve ne fshatin Terpan, mesohet se Alketa qe jetonte ne banesen e saj me prinderit e burrit pas emigrimit drejt Greqise se ketij te fundit, ishte grindur pasditen e se henes me dy kunatat e saj Sanie dhe Lufije Salla. Sherri mes tyre kishte lindur per motive te dobeta, pasi grate 35 dhe 40 vjece akuzonin Alketen se nuk trajtonte mire prinderit e bashkeshortit. Ne grindje e siper, dy kunatat qellojne me mjete te forta dhe te rastit 24-vjecaren, e cila u transportua ne spital nga te afermit.

E.Hazizolli


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›