E Shtunë, 31 Tetor 2026

Han nis “spiunazhin” në Shqipëri

Një "spiun" sportiv kthehet nga Malta, një "kryespiun" tjetër vjen në Shqipëri pas një jave. Fjala është për ndihmëstrajnerin, Teo De Jong dhe trajnerin e kombëtares shqiptare, Ari Han.
Zëvendëstrajneri i përfaqësueses shqiptare, De Jong, u rikthye nga Malta ku ndoqi në aksion ndeshjen miqësore Maltë-Bjellorusi (0-1). I ngarkuar nga trajneri Ari Han me detyrën e vëzhgimit të kësaj ndeshje, De Jong mblodhi informacionë të vlefshme lidhur me kundërshtarin e kombëtares shqiptare në ndeshjet në grup të vlefshme për eleminatoret e Kampionatit Botëror 2010. De Jong do të vëzhgojë në Tiranë ndeshjet e fundjavës së kampionatit kombëtar, ku spikasin Dinamo-Elbasani dhe Partizani-Besa dhe në datën 11 shkurt do të largohet nga Shqipëria. Në datë 16 shkurt mbërrin në Tiranë trajneri Han, i cili më pas do të nisë turin e tij në Europë për të parë nga afër lojtarët shqiptarë që aktivizohen në kampionatet e huaja.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›