E Shtunë, 31 Tetor 2026

Romario largohet nga Vasko de Gama

Sulmuesi veteran brazilian Romario u largua si lojtar-trajner i Vasko De Gamës pas një debati me presidentin e klubit Euriko Miranda.
"Gjithcka mbaroi për mua dhe Vasko", - tha heroi i Kupës së Botës 1994, përpara se skuadra e tij të fitonte 2-0 në kupë me Friburguense.
Romario nuk pranoi këmbënguljen e presidentit Miranda për të aktivizuar sulmuesdin Alan Kardek në vend të të riut Abuda.
Miranda tha se ishte i pakënaqur nga vendimi i Romarios, por konfirmoi se ai kishte urdhëruar atë të luajtur Kardek.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›